FAQET E MËRGJIMTARËVE LAJME NGA KOMUNAT NJOFTIM KULTURË DONACIONET E MËRGIMTARËVE AMBASADAT PYETNI PËR NE мени ▼ дома
PYETNI    ▼ 2151 посети
 
 

▼    ▼ ▲    ▲
 

 
Pyetjet më të shpeshta të parashtruara
►    Sa është i vlefshëm dokumenti i udhëtimit?

Për personat më të vjetër se 27 vjeç pasaporta lëshohet në afat vlefshmërie prej dhjetë vite, për personat prej 4-27 vjeç, pasaporta lëshohet me afat prej 5 vite, për personat deri në 4 vite të jetës të pabëra, pasaporta lëshohet në afat të vlefshmërisë prej 2 vite.

Gjatë parashtrimit të kërkesës për lëshim të pasaportës nga qytetari merren të dhëna biometrike-fotografi, shenja nga dy gishtat, si dhe nënshkrim me dorë në formë digjitale. Për persona të mitur deri në moshën 12-vjeç nuk kryhet marrja e shenjave nga gishtat. 

37 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Për cilat nevoja PDK-ja e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të lëshojë vërtetim?

Vërtetim për shkronjë
Vërtetim për emër
Vërtetim për statusin shtetëror
Vërtetim për jetë – për shfrytëzues të pensionit maqedonas
Vërtetim për shërbimin e kryer ushtarak
Vërtetim për kërkesë të pranuar për lirim nga shtetësia dhe të tjera. 

40 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim të personit të ndjerë në librin amë të të vdekurve?

 Lutje, plotësohet në Ambasadë
Dokument udhëtimi i paraqitësit të vdekjes
Dokument udhëtimi i personit të ndjerë –zhvleftësohet
CLAV nga organet e vendit ku personi ka vdekur (internacional ose origjinal me përkthim në gjuhën maqedonase)
Taksa në pajtim me LTA

44 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim të martesës në librin amë të të martuarve?

Lutje (plotësohet në Ambasadë)
Kërkesa për regjistrimin e martesës në librin amë të të martuarve të Republikës Maqedonisë së Veriut (plotësohet në Ambasadë)
Certifikata e librit amë të të martuarve të formularit internacional për vendet anëtare të Konventës për lëshimin e certifikatave nga libri amë në më shumë gjuhë/Vjenë 1976. Për shtetet që nuk janë anëtare të Konventës (siç është p.sh. Egjipti), certifikata e librit amë të të martuarve duhet të jetë e legalizuar me vulë APOSTIL dhe me përkthim të autorizuar në gjuhën maqedonase.
Certifikata e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Dokumente udhëtimi (dokumentet e sipërpërmendura dorëzohen në origjinal dhe kopje)
Dëshmi për qëndrim ligjor në shtetin ku është bërë martesa 

37 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Çka është e nevojshme për regjistrim të porsalindurit dhe lëshimi i certifikatës nga libri amë i të lindurve?

 Për regjistrim të porsalindurit dhe lëshim të certifikatës nga libri amë i të lindurve (për të porsalindur) dokumentet e nevojshme janë:

Kopje e letërnjoftimit (pasaportë) nga prindërit dhe dokumentet në origjinal për kontroll
Certifikatë nga libri amë i të martuarve ose certifikata nga libri amë i të lindurve nga prindërit
Kërkesë për lëshimin e certifikatës nga libri amë i të lindurve për të porsalindur (Kërkesë)
100 den. taksë administrative (Fletëpagesë)
Pagesë prej 50 den. në gjiro-llogarinë e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë (Fletëpagesë)
KUJDES: Lindja e fëmijës paraqitet në afat prej 30 ditësh nga dita e lindjes, në zonën amë ku ka lindur fëmija.

36 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Çka duhet të bëjë nëse fëmija im ka lindur jashtë vendit?

Duhet të parashtroni kërkesë për regjistrim në Librin amë të të lindurve dhe regjistrin e shtetasve në shërbimin amë në vendin e lindjes së prindërit i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse jeni jashtë vendit, lindjen duhet ta paraqitni në ambasadën më të afërt ose në konsullatën më të afërt të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

39 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Cilat dokumente për shtetësi duhet t’i parashtrojë deri te Njësia Rajonale e Ministrisë së Punëve të Brendshme?

Së bashku me kërkesën (formularin) duhet t’i parashtroni dokumentet në vijim:

Certifikatë nga Libri amë i të lindurve të fëmisë;
Dëshmi të prindërve për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Nëse fëmija është i mitur, me pëlqim të prindit i cili nuk është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Letërnjoftim i prindit ose kujdestarit;
Autorizim i rregullt, nëse kërkesa parashtrohet nga personi i autorizuar.
Vëreni se formulari për regjistrim dhe formulari për pëlqim lëshohet falas në Njësitë Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

39 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Çka është shtetësia me origjinë?

Pas lindjes, fëmija Juaj fiton shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse njëri nga Ju prindërit është shtetas i vendit.

Përkatësisht, fëmija Juaj fiton shtetësi me origjinë të Republikës të Maqedonisë së Veriut kur do të plotësohen kushtet në vijim:

Në rast se të dy jeni shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fëmija juaj fiton shtetësi, pavarësisht ku ka lindur.
Nëse njëri prej jush është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nëse fëmija juaj është lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, atëherë partneri Juaj i martesës duhet të pajtohet me atë që fëmija juaj të fiton shtetësinë e vendit.

Nëse fëmija juaj është lindur jashtë vendit, ndërsa vetëm njëri prej jush është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, atëherë fëmija juaj do të fitojë shtetësi nëse:

Parashtroni kërkesë për regjistrim të fëmijës suaj në regjistrin e shtetasve, para se t’i mbush 18 vjet; ose
Fëmija juaj kthehet të jetojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me Ju, para se t’i mbush 18 vjet; ose
Fëmija juaj me 18 vjet të mbushura deri në moshën 23 vjet parashtron kërkesë për regjistrim në regjistrin e shtetasve
Shënoni se, nëse prindi tjetër është i panjohur ose me shtetësi të panjohur, Fëmija Juaj do të fitojë shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me origjinë, pavarësisht ku ka lindur! 

38 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Si të bëhem Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut?

 Me origjinë, përkatësisht, nëse keni lindur nga një prind/prindër që/ që është/janë shtetas/shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në rrethana të jashtëzakonshme, me lindje në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Me natyralizëm

41 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Cilat janë procedurat për fitimin e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut?

SHTETËSIA është lidhje juridike mes Jush dhe shtetit dhe nuk e thekson Origjinën tuaj etnike

Në pajtim me Kushtetutën, shtetësia e Republikë së Maqedonisë së Veriut është e rregulluar me ligj dhe nuk mund të revokohet. Ligji me të cilin rregullohet shtetësia është Ligji i shtetësisë nga viti 1992 i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të shtetësisë nga viti 2004. 

37 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Çka është shtetësia me origjinë?

 Pas lindjes, fëmija Juaj fiton shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse njëri nga Ju prindërit është shtetas i vendit.

Përkatësisht, fëmija Juaj fiton shtetësi me origjinë të Republikës të Maqedonisë së Veriut kur do të plotësohen kushtet në vijim:

Në rast se të dy jeni shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fëmija juaj fiton shtetësi, pavarësisht ku ka lindur.
Nëse njëri prej jush është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nëse fëmija juaj është lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, atëherë partneri Juaj i martesës duhet të pajtohet me atë që fëmija juaj të fiton shtetësinë e vendit.

Nëse fëmija juaj është lindur jashtë vendit, ndërsa vetëm njëri prej jush është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, atëherë fëmija juaj do të fitojë shtetësi nëse:

Parashtroni kërkesë për regjistrim të fëmijës suaj në regjistrin e shtetasve, para se t’i mbush 18 vjet; ose
Fëmija juaj kthehet të jetojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me Ju, para se t’i mbush 18 vjet; ose
Fëmija juaj me 18 vjet të mbushura deri në moshën 23 vjet parashtron kërkesë për regjistrim në regjistrin e shtetasve
Shënoni se, nëse prindi tjetër është i panjohur ose me shtetësi të panjohur, Fëmija Juaj do të fitojë shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me origjinë, pavarësisht ku ka lindur!

43 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Si të bëhem Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut?

Me origjinë, përkatësisht, nëse keni lindur nga një prind/prindër që/ që është/janë shtetas/shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në rrethana të jashtëzakonshme, me lindje në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Me natyralizëm 

35 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Cilat janë procedurat për fitimin e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut?

SHTETËSIA është lidhje juridike mes Jush dhe shtetit dhe nuk e thekson Origjinën tuaj etnike

Në pajtim me Kushtetutën, shtetësia e Republikë së Maqedonisë së Veriut është e rregulluar me ligj dhe nuk mund të revokohet. Ligji me të cilin rregullohet shtetësia është Ligji i shtetësisë nga viti 1992 i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të shtetësisë nga viti 2004. 

42 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Çka është e rëndësishme të dijë kur udhëtojë në Bashkimin Evropian?

Udhëtoni me agjenci turistike të sigurta.
Kontrolloni nëse duhet të siguroni sigurim shëndetësor dhe me cilat kushte. Rekomandohet të posedoni sigurim shëndetësor.
Nëse udhëtoni me makinë në zonën Shengen, duhet të posedoni patentë shoferi të njohur ndërkombëtarisht dhe sigurim ndërkombëtar për makinën (karton të gjelbër).
Nëse udhëtoni në aranzhim privat, kontrolloni adresën, qytetin, numrin e telefonit dhe emrin e hotelit ose lloj tjetër të akomodimit në vendet nga zona Shengen, në internet. 

41 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    A mund të jetoj dhe punoj në zonën Shengen?

 Nëse planifikoni të qëndroni më shumë se tre muaj, të punësoheni ose të studioni në periudhë kohore më të gjatë se 90 ditë, keni parasysh se para largimit tuaj, duhet të parashtroni aplikacion për vizë për qëndrim të gjatë, leje qëndrimi ose leje pune në ambasadën ose konsullatën e vendit në të cilën do të udhëtoni. Punë ose qëndrim në zonën Shengen pa leje paraprake të siguruar nacionale për punë ose qëndrim janë të paligjshme.

42 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    A ekzistojnë kushte të tjera për hyrje në zonën Shengen?

Nuk ekzistojnë kushte plotësuese financiare apo administrative që duhet t’i plotësojnë personat që posedojnë pasaportë biometrike që të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Shengen. Megjithatë, Kushtet e zakonshme për hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të tjera që udhëtojnë në zonën Shengen, zbatohen. Në kalimet kufitare, udhëtarëve mund t’iu kërkohen dëshmi se kanë në dispozicion mjete për atë udhëtim, si dhe mjete me të cilat do të qëndrojnë gjatë qëndrimit në zonën Shengen. Udhëtarëve, gjithashtu, mund t’iu kërkohet të paraqesin ku do të qëndrojnë (për shembull, rezervim hoteli ose adresën ku do të qëndrojnë). Krahas kësaj, udhëtarët nuk duhet të konsiderohen si kërcënim për rendin publik, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme, dhe nuk duhet të jenë persona për të cilët janë dorëzuar rekomandime për refuzim të hyrjes së tyre në vend (për shembull për shkak të periudhës së tejkaluar të mëparshme të qëndrimit apo arsye të tjera). 

36 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    A mund të më refuzohet hyrja në zonën Shengen?

 Po. Shtetasit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të mos i lejohet hyrja në zonën Shengen nëse nuk i plotëson kushtet e nevojshme. Në këtë rast, i prekuri ka të drejtë në vendim të arsyetuar në formë të shkruar, të lëshuar nga organi i autorizuar, si dhe të drejtë ankese të vendimit që nuk e anulon ekzekutimin e saj.

36 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Çka është qëndrimi afatshkurtër?

Qëndrim afatshkurtër është qëndrimi i të huajit me vizë ose pa vizë, në kohëzgjatje jo më të gjatë se 90 ditë në cilëndo periudhë kohore prej 180 ditë, dhe periudhës së cilës i paraprin çdo ditë të qëndrimit, nëse me ligj ose me marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare nuk përcaktohet ndryshe. 

42 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    A më nevojitet vizë për vizitë të shkurtër në Austri, Norvegji, Britani e Madhe ose Irlandë?

 Jo. Në pajtim me vendimin e BE-së për liberalizimin e regjimit të vizave me Republikën e Maqedonisë së Veriut të miratuar më 19 dhjetor 2009, shtetasve maqedonas u mundësohet hyrje pa viza dhe qëndrim afatshkurtër deri 90 ditë, në periudhë kohore deri 180 ditë, në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Britanisë së Madhe dhe Republikës së Irlandës. Vendimin e zbatojnë edhe shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit: Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.

Kujtojmë se për hyrje në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës është e nevojshme të sigurohet vizë përkatëse para udhëtimit.

Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, përgjegjësia është e juaja të përllogaritni numrin e mbetur të ditëve nga periudha gjashtëmujore. Kështu, mund të realizoni më shumë udhëtime të shkurtra, me kusht se kohëzgjatja e të gjitha udhëtimeve të mos jetë më e gjatë se gjithsej 90 ditë në periudhë kohore prej 180 ditë.

Për qëndrim më të gjatë se 90 ditë, është e nevojshme shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të aplikojnë për vizë afatgjate ose për leje qëndrim.

43 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    A mund të udhëtojë jashtë vendit me letërnjoftim?

 Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë me letërnjoftim të vlefshëm në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

12 посети
4/19/2021
Сочувај за споредба
►    Cilat janë dokumentet e nevojshme për marrjen e dokumentit të udhëtimit për persona të mitur?

 Kërkesë për lëshimin e pasaportës, në mënyrë të rregullt dhe pastër të plotësuar.

Pagesa e taksës konsullore

I bashkëngjitet certifikatës së Librit amë të të lindurve ose një dokument tjetër me fotografi

Letërnjoftim (të prindërit – parashtruesit)

Nëse të drejtën prindërore e kryen një nga prindërit, kërkesën e parashtron prindi i personit që iu është besuar për ruajtje dhe edukim me pëlqim edhe të prindit tjetër, dhe nëse është e nevojshme organi kompetent do të kërkojë mendim nga Qendra për punë sociale, (me pëlqim nga nëna/babai/kujdestari), nëse është e nevojshme kërkohet edhe dëshmi për kujdestari, për personin që është nën kujdestari.

16 посети
3/15/2021
Сочувај за споредба

alb
    
    
  
    
  од 12/5/2024
посетена 67970 пати

 
× zoki