Назад



5 Maji- Dita e luleve



Ndër shumë festa të motmotit, Dita e Luleve në datë 5 Maji ishte festa më e dashur për beqaret Manastirase duke manifestuar rite me histori të parakrishtere që kishin të bëjnë me ringjalljen e natyrës, me botën bimore e shtazore. Kjo ditë pritej me padurim nga vajzat beqare sepse me këtë festë që vinte njëherë në vit ato matnin vitet e beqarisë, që shkonin shumë shpejt dhe kështu vit për vit zvogëlohej numri i shoqeve që së bashku e kanë pritur këtë ditë të bekuar. Në Ditën e Luleve herët në mëngjes, pa gdhirë agimi vajzat e reja i veshin fustanet me lule të qepura enkas për këtë festë dhe nisen drejt malit për të shkuar të gjoli në Dihovë. Duke ecur në këmbë janë ulur rrugës për të pushuar dhe kanë kënduar këngë beqarie.

Përpara se të mbërrin vajzat Manastirase te gjoli i Dihovës, rrugës duke kënduar mbledhin lule shëndeti dhe bëjnë kurora duke i vënduar në kokë që ti mbrojnë gjatë tërë vitit nga kokë dhimbja.
ASHTU SI LULJA QË RRITET NË GURË, ASHTU FËMIJËT QË MBAJNË LULEN NË KOKË TË BËHEN TË FORTË SI GURI KU RRITET LULJA.

 

Në Ditën e Luleve vajzat Manastirase mbledhin lule të ndryshme: lule manushaqe, lule dybeku, lule agulixhe, lule nga pemët e ndryshme.
Lulet e mbledhura i varin tek hyrja e derës që të ketë shtëpia bereqet brenda vitit si dhe për ta zërë brumin e bukës dhe gurabiave.

Njëra tjetrës i thotë: MBANI ERË LULET SE JU SJELLIN FAT DHE SHËNDET.
Nuk ka kuptim festa pa lulet dhe këngët të shpirtit që Manastiraset i kanë kënduar nga mjeshtërit e muzikës popullore si e tillë: "Një lulishte me trandafila", "Si bilbili në pranverë", "Ah pranvera" etj.

 

DAL NGA DAL ME LULE I'U AFROVA
ME GJYSËM FJALË E NGAXMOVA
SHUMË E BUKUR KUR E PASH
NË DASHURI RRASHË"
Kjo ditë nga vajzat dhe djemtë beqar është pritur sikurse festa e Bajramit sepse në këtë ditë të gjithë do të takohen te gjoli në Dihovë për ta propozuar njëri tjetrin.

 

 

MOS U BËN LULE ME THERRA
NDALU SE TË KA ARDHUR FATI TE DERA"
Vajza Manastirase takon fatin te gjoli i Dihovës dhe nuk këthehet prap me shoqet e saja lozonjare me të cilat ishte nisur për të mbledhur lule, por i thotë: "TREGONI BABAIT SE MË KA KAFSHUAR GJARPËRI TE GJOLI"

 

Në Manastir djemtë beqar i propzojnë vajzat në Ditën e Luleve që të fejohen Ditën e Shëngjerigjit kurse martesa të mbetet për Ditën e Shën Mitrit.

 

 Në Ditën e Luleve sipas traditës Manastirase lulet i vëndojnë në kokë, sepse lulet e shëndetit të ritura kryesisht në shkëmbi e gurë i bëjnë më të fortë e më të qëndrueshme vajzat e reja por gjithashtu i bëjnë të jenë të bukur, të dashur, të fortë e të gjindshëm.

Në Ditën e Luleve vajzave të reja u'a pritnin pak flokët dhe i'a dërgonin te lumi duke thënë se Ashtu si shkon uji ashtu të ketë shëndet si dhe Ashtu si shkon uji ashtu të riten flokët e gjata".

Në Ditën e Luleve vajzave e reja lulet të cilat i kanë mbledhur nga livadhi i kanë rrotulluar rreth flokëve duke thënë: "Ashtu si riten dhe rotullohen lulet nëpër flokën time ashtu të na rrotullohen dhe të na dashurojnë djemtë e rinjë".

Në Ditën e Luleve vajzat Manastirase bëjnë gara kush do të shkoje e para tek gjoli që ti laje sytë mos jetë përtace brenda vitit dhe kush e para do të mbushi uji që tjua laje të tjerave ftyrën dhe sytë për shëndet dhe do ti stërpiki rrugët me ujin që tjua lerë mërziat të tjerëve.
hynë brenda te gjolit dhe mbushën uji. 

Në Ditën e Luleve me ujin e marë nga gjoli duke e përzier me lulet e mbledhura dhe lëvoret e vezës laheshin vajzat dhe djemtë e rinjë për shëndet.

Ujti për posht, bija për sipër" dhe "Ujti për poshtë djali për sipër", tre herë e njëjta fjalë dhe uji që mbetet hidhet brenda tek gjoli që ti bartë me vete të ligat dhe të këqijat që i rrethakojnë.
Në Ditën e Luleve me ujin e marë nga gjoli duke e përzier me lulet e mbledhura dhe lëvoret e vezës laheshin vajzat dhe djemtë e rinjë për shëndet.

PROJEKTI: Traditat dhe zakonet popullore familjare të jetës shqiptare në qytetin e Manastirit
APROVOJ: Министерство за култура / Ministria e Kulturës
ZBATUES: Shoqata Joqeveritare 22 Nëntori
AUTOR: Sibela Alimovska
FOTOGRAFI: Simona Kalica
ASISTENT TEKNIK: Linda Shabani
STILIST: Lumturije Arslani
VENDI I REALIZIMIT: Fshati Dihovë
TRANSPORT: Tefik Shabanovski



 

 

 

522 посети
5/6/2021