në hapësirat e SHFK “Ismail Qemali” bashkë me
Ministren e Arsimit dhe Shkencës znj. Mila
Carovska, drejtorin e Shoqatës Aksionare
MEPSO z. Kushtrim Ramadani dhe drejtoreshën e
shkollës znj. Burbuqe Ymeri shënuam
investimin e radhës në sferën e arsimit,
vendosjen e gjithsej 1️⃣9️⃣ smart tabelave në
shërbim të nevojave bashkëkohore të
mësimdhënies në këtë shkollë.
✅Ky është investim i përbashkët me Shoqatën
Aksionare MEPSO, i cili arrin vlerën e
përgjithshme prej afër 1.600.000 denarë ose
afër 26.000 eurosh. Duke pasur parasysh
faktin se bota po hapëron shumë shpejt drejt
digjitalizimit, ky nuk është aspak një
investim i thjeshtë, por një hap shumë i
rëndësishëm për proces cilësor edukativo-
arsimor sipas standardeve bashkëkohore.
🙌🏻Peshën e madhe të këtij investimi e shton
edhe fakti se i njëjti përkon me qasjen
progresive të Ministrisë së Arsimit dhe
Shkencës dhe angazhimin e saj për
implementimin e mekanizmave inovativ të
mësimdhënies.
📚✅Investimet në shkollat, rrjedhimisht në
dituri, janë gjëja më e çmueshme që mund ta
bëjmë ne si Komunë e Çairit.
392 посети 5/28/2021