Кошничка

Имате 1 информации во вашата кошничка за печатење


Hurma një frut që rritet në vendet tropikale dhe klimën e shkretirës, zë një vend të rëndësishëm në kulturat e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, pasi ato kryesisht rriten në këto rajone.
Hurma dhe pema e saj konsiderohen si simbol i fuqisë, triumfit, bollëkut dhe besimit. Hurmat janë të pranishme edhe në art dhe dizajnimin e rrobave.
Në Librin e Psalmeve të Dhiatës së Vjetër, një person me vepra të mira i ngjan një peme të hurmës. Muret e Tempullit të Solomonit thuhet se ishin të zbukurua me motive të hurmave dhe drurit të saj.
Mbajtja e një dege të drurit të hurmës në festivalet e shenjta është një urdhër në judaizëm. Ata që e mirëpritën Jezu Krishtin në Jeruzalem mbanin gjithashtu edhe degë hurme në duart e tyre. Të krishterët që sjellin hurmat nga Jerusalemi shpesh quhen “pelegrinë” në Europë.
Kurani përmend hurmat 23 herë. Është një simbol i pasurisë dhe bollëkut dhe ka një vend të veçantë në historinë dhe kulturat islame. Në të vërtetë, myslimanët e konsiderojnë shijen e hurmave të shenjtë. Në arabisht, fjala për palmën e hurmës është “nahle” dhe fruti quhet “tar”. Në turqisht dhe në shqip fruti quhet “hurma”, sepse në arabisht do të thotë respekt.


Byreku është shumë i popullarizuar në kuzhinat e vendeve të ish Perandorisë Osmane, sidomos në Afrikën Veriore dhe gjithë andej nepër Ballkan. Kuzhinat e Sllavëve të jugut gjithashtu përmbajne lloje të Burekut. Byreku është gjithashtu pjesë e Mizrahi dhe traditave Sefardikë hebreje.
Edhe në trojet shqiptare kjo gatesë është mjaft e popullarizuar dhe njihet si byrek, burek, apo lakror. Byreku mund të jetë i mbushur me djath (sidomos me gjizë), me mish dhe qepë (që shpesh quhet mesnik në jug të Shqipërisë), me spinaq dhe vezë, me qumësht dhe vezë si dhe petë të pjekura, por edhe me domate dhe qepë, speca dhe fasule, patate, hithra apo kungull të ëmbëlsuar, etj.
Lakrori në përgjithësi është i mbushur me zarzavate. Emri lakror rrjedh nga fjala lakër, por në këtë kontekst është një shkurtesë për "lakër e egër", një term që përshkruan një familje të perimeve me gjethe të gjelbra p.sh. lëpjetë, luleradhiqe, scarole, catsear, etj. Byreku tradicionalisht bëhet me disa shtresa të brumit që hollohen me dorë. Format përfundimtare e tij mund të jenë trekëndësha të vogjël, individual, që zakonisht mund të gjindën nëper “byrektore” të cilat shesin byrek dhe gjellëra e pije të tjera tradicionale. Ai gjithashtu mund të jetë i përgatitur si një byrek i madh i cili është e prerë në copa të vogla.
Byreku është pjesë e kuzhinës tradicionale shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe trojeve tjera shqiptare dhe përgatitet në variante të ndryshme. Ai mund të shërbehet i ftohtë ose i ngrohtë.

Në çdo shtëpi shqiptare gjatë muajit të Ramazanit limonada për iftar ka qënë e shërbyer nga zonja e shtëpisë si pije freskuese 🍋🍋

Limoni në literaturë përmendet qysh në shekullin e dhjetë nga tregtarët arabë të prodhimeve bujqësore, gjithashtu mendohet që për herë të parë të jetë kultivuar në Assam, Indi. Limoni është shfrytëzuar si bimë zbukuruese në kopshtet e hershme Islame. Limonada mendohet se origjinën e ka nga Egjipti. 

Kafeja bashkon në një vend të përbashkët njerëzit nga të gjitha nivelet e shoqërisë dhe është një mjet i rëndësishëm i socializimit e cila pihet ballë për ballë me dikë duke u shoqëruar me biseda të bukura. Kafeja neper shtepitë shqiptare të Manastirit shërbehet nga zonja e shtëpisë e cila në kuzhinën e sajë mbante filxhanet nga porcelani të sjellura nga Turqia, Egjipti, Libija e cila i nxjerte enkas për mysafirët duke i vënduar një copë llokum apo ëmbëlsirë në qoshin e tabakës.
Zonjat Manastirase për mysafirët e veçantë nxjerrin filxhanët nga porcelani për ta shërbyer kafenë në mënyrë aristokrate brenda konakut.
 

Дата: 4/23/2021