Кошничка

Имате 2 информации во вашата кошничка за печатење


Takimi i drejtorit Blliznakovski me drejtoreshën ekzekutive për kulturë Kostovska
Në zyrat e shtëpisë botuese “Kultura”, drejtori i Agjencisë së Emigrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sllobodan Bliznakovski, pati rastin që të realizoi takim me drejtoreshën ekzekutive të shtëpisë botuese, znj. Ana Kostovska.


Në këtë takim, drejtori Bliznakovski, në shenjë falenderimi znj. Kostovska i ndau mirënjohje për mbështetjen e realizuar përmes dhënies së librave për gjeneratën më të re të mërgimtarëve nga vendi në diasporë. Këto libra në të ardhmën do të dërgohen te mërgimtarët tanë. Një numër të madh të titujve në pajtim me procesim arsimor përmes së cilës fëmijët do të kenë mundësi që të mësojnë gjuhën maqedonase.
Drejtori dhe ekipi i Agjencisë së Emigrimit, mbeten të përkushtuar në promovimin e gjuhës, historisë, kulturës dhe traditave maqedonase në diasporë, ndërsa në të njejtën kohë jep ndihmën plotësuese dhe mbështetjen e mërgimtarëve tanë, në pajtim me kompetencat e Agjencisë dhe dispozitave pozitive ligjore .

Дата: 3/4/2021


Delegacion i Agjencisë për emigracion me në krye zëvendësdrejtorin z. Izmit Nura në takim pune te Reis Ulemaja 


Sot, më 11 mars 2021 - e enjte, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në takim pune një delegacion të Agjencisë për Emigracion të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga Zëvendësdrejtori i Agjencisë z. Izmit Nura.


Në fokus të këtij takimi ishte procesi i regjistrimit që është duke u zhvilluar për qytetarët e Maqedonisë e Veriut që nga 1 marsi, kur edhe ka filluar regjistrimi i diasporës, ndërsa për banorët rezidentë do fillojë nga 1 prilli.


Marrë parasysh se Bashkësia Fetare Islame disponon me një rrjet të konsoliduar mjaft mirë të qendrave dhe xhamive të diasporës së RMV, Zëvendësdrejtori Nura, si përfaqësues i Agjencisë që ka përgjegjësi mbajtjen e kontakteve, shërbimin dhe organizimin e diasporës dhe çështjeve të ndërlidhura me të, takoi Reis Ulemanë për të analizuar mundësitë dhe format si mund t'i ndihmohet procesit të regjistrimit nga të dyja palët.


Kryetari i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përshëndeti angazhimin e Zëvendësdrejtorit dhe Agjencisë dhe e njoftoi atë me hapat që BFI ka ndërmarrë që ditën e parë të procesit në përkrahje të tij.


U diskutua edhe për forma tjera dhe mundësi si mund të kontribuohet edhe më shumë në proces dhe të dyja palët u dakorduan se regjistrimi i këtij viti është i një rëndësie jashtëzakonisht të madhe për të gjithë qytetarët e vendit dhe duhet angazhim i të gjithë faktorëve për realizimin e tij në formën më të mirë të mundshme.

Дата: 3/12/2021