Кошничка

Имате 2 информации во вашата кошничка за печатење


 “Këngët shqipe në Migrim” titullohet libri i botuar në Kostancë në vitin 1916. Në parathënie vihet në dukje që ky libër është i treti i botuar nga shtypshkronja shqiptare” Albania” në Kostancë dhe qëllimi i së cilës është botimi i sa më shumë librave, periodikëve në gjuhën shqipe. Në libër ndodhen poezi të Parashqevi Qiriazit, Asdrenit etj. dhe poezi të cilat mbajnë autorësinë e popullit.

Shqiptarët në Rumani kanë një histori disa shekullore. Në atë kohë kur vjen dhe ky botim, një shkollë shqipe u hap në vitin 1905 në qytetin e Konstancës, e një ndër nxënësit ishte poeti Aleksandër Stavre Drenova. Në vitin 1912, në një takim të udhëhequr nga Ismail Qemali në Bukuresht, ku morri pjesë edhe Drenova, u miratua rezoluta e parë në lidhje me pavarësimin e Shqipërisë.

Në vitin 1920, rreth 20,000 shqiptarë jetonin në Bukuresht. Një valë e re e mërgimtarëve shqiptarë, shumë nga ta myslimanë nga Jugosllavia, erdhi në prag të Luftës së Parë Botërore.

Në vitin 1921, përkthimi i parë në shqip i Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve, u përfundua nga Ilo Mitkë Qafëzëzi dhe u botua në qytetin e Ploieshtit.

Дата: 3/12/2021


 Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora është bërë pjesë e listës së këngëtarëve më të pasur Britani.

Rrjeti i lajmeve “Sunday Times” ka publikuar listën e këngëtarëve më të pasur në Britani e madhe.

Këngëtarja shqiptare mban vendin e 11 në listën e këngëtarëve më famë botërore. Lista kryesohet nga këngëtarja e famshme Adele dhe këngëtari i mirënjohur Ed Sheeran.

Këngëtarja shqiptare bën pjesë për herë të parë në këtë listë me një vlerë pasurie prej 16 milion £. Ndërkohë, suksesi i këngëtarëve në listë të cilët kanë rritur pasurinë e tyre nga këngët e reja të ndjekura nga miliona njerëz në gjithë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

 

Дата: 3/10/2021