Кошничка

Имате 2 информации во вашата кошничка за печатење


Mesazhi i mërgimtarve në Zvicër “BUREK KING” i cili na emocionoi pa masë. Zoti i shpërbleftë.Amin!
Mesazhi nga Stafi i BUREK KING (Luzern):

“Bëj mirë, ashtu sic Allahu ka bërë mirë ndaj teje” (Kasas 77).
Të dashur dhe shumë të respektuar bashkëvendas,me iniciativë të stafit të burektores Burek King në Zvicër dhe me vullnetin e mirë të klientëve tanë, vendosëm që ti bashkangjitemi inicjativës që ka marrë Avokati Shkodran Alili.Sot në Maqedoni respektivisht në rajonin e Kërçovës do shpërndahen 500 porcione ushqim(Iftarë) për familjet në nevojë.

“Allahu e ndihmon robin e Tij për sa kohë që robi është në ndihmë të vëllait të tij”.

Burek King më emër i njohur gjendet në: Hauptstrasse 39, 6015 Luzern, Zvicër.
Shkruan advokati Shkodran Alili në facebook duke paraqitur këto fotografi
Kjo është e pakta që ne mund të bëjmë për ju të dashur bashkëatdhetar,e në zemrat dhe lutjet tona do jeni gjithmonë..
Amin

Дата: 4/17/2021


 Një mërgimtar nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës, Buni Von Emini e ka blerë një pompë uji nga zjarrfikesit e Baselit dhe të njëjtën do ta dërgojë dhuratë për fshatin e tij, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo pompë lëvizëse do t’i shërbejë fshatin në rastë të ndonjë vershimi të shtëpive ose për raste tjera kur mund të paraqitet nevoja.

Pra pompa m mund të lëvizet me traktor, kamion ose veturë që ka ngjitës të pajisjeve nga prapa. (INA)

Дата: 3/4/2021