alb



Назад



Mirënjohje nga Agjencioni për emigracion-nxitje për bashkëpunim më të thellë



 Mirënjohje nga Agjencioni për emigracion-nxitje për bashkëpunim më të thellë

Manastiri bigorski me zemërgjësi mirëpriti në përqafimin piktoresk drejtorin e Agjencisë së Emigracionit, z. Sllobodan Blliznakovski. Vizita e tij u nxit nga një rast me të vërtet të mrekullueshëm-ai shfrytëzoi mundësinë e Plakut tonë dhe Episkopit Antaniski Partnej ti dorëzojë mirënjohje për angazhimin e tij të pamohueshëm të bashkëpunimit të frytshëm të deritanishëm me Agjencionin.

Gjegjësisht të nxitur nga aktivitetet e shumta të peshkopit tonë për avansimin e diasporës, udhëheqësi i Agjencisë dëshiroi të ndajë me ta gëzimin dhe kënaqësinë nga të arriturat e deritanishme, dhe të përforcojë themelet për bashkëpunimin edhe më të shtuar në të ardhmen. Në një bisedë miqësore me abat e bigorskit, ai e tregoi entuziazmin e veprës së madhe të cilën manastiri i bën me njerëzit tanë në diasporë dhe e ofroi ndihmën dhe përkrahjen e tij për të gjitha projektet të ardhshme të pëlqyeshme nga Zoti që kanë për qëllim prosporitetin shpirtëror dhe kulturor të popullit tonë dhe këtu në vend dhe jashtë tij.

621 посети
3/15/2021