Ministria e Punëve të Brendshme informon se
pasaportat e qytetarëve, të cilat vlefshmëria
i kalon pas 31 korrikut 2020, do vazhdon
vlefshmëri deri më 31 dhjetor 2021. - Në
pajtim me Ligjin për ndryshimin dhe
plotësimin për dokumentet te udhëtimit të
shtetasve të Republikës së Maqedonisë së
Veriut e publikuar në " Gazetën Zyrtare të
Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr.
122/2021, më 03.06.2021, ndërsa do të filloj
me zbatimin prej 01.07.2021, vlefshmëria e
pasaportës, pasaportës diplomatike, të cilët
afati i vlefshmërisë është kaluar,
përkatësisht i kalon pas 31 korrikut 2020, do
të vazhdon deri më 31 dhjetor 2021, theksohet
në njoftimin e MPB-së. Nga Ministria
theksojnë se ndryshimet e Ligjit për
dokumente te udhëtimit është bërë me qëllim
për të dalur në ndihmë për nevojat e një
numri më të madh të qytetarëve tanë për shkak
të pandemisë, masave restrektive, karantinave
dhe kushteve tjera të vështira, në vendin
tonë, por edhe jashtë vendit nga ata, në
diasporë, ishin të penguar që në kohë për ti
vazhduar dokumentet e tyre.
|