Кошничка

Имате 1 информации во вашата кошничка за печатење


Filluan me punët përgatitore për rikonstruimin e rrugës “Goce Dellçev” në Tetovë, e cila është si rrugë më e dëmtuar në qytet. Kanë filluar me makineri për heqjen e pllakave të dëmtuar të betonit. Ndërsa sipas informacionet e Komunës së Tetovës, do të shtrohet asfalt. -Do të rikonstruohet pjesa nga varrezat ortodokse deri te Dva Brasta në largësi prej 700 metre dhe me gjerësi prej 5,5 metre, sipas projektit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Do të punohet edhe në sanimin e kanalizimit atmosferike dhe fekale, ndrësa më pas ndërtimin e troteuareve, shtrimin me asfalt të korsisë së komunikacionit, shinjalizimi i komunikacionit, si dhe ndriçimi rrugor, informojnë nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Tetovës. Për rikonstruimin e rrugës është finansuar dhe siguruar nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Bankës Botërore. Rruga Goce Dellçev është nja nga pjesët më të gjata dhe të dëmtuara në qytet, rindërtimi i të cilit pritet me vite në qytet.

Дата: 6/29/2021