Кошничка

Имате 1 информации во вашата кошничка за печатење


Të nderuar qytetarë dua t’ju informoj se sot përfunduam me rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në krahun e rrugës “Cvetan Dimov” dhe bëmë lidhjen kryesore të ujit deri te të gjithë amvisëritë e kësaj pjese të rrugës.

Kjo lidhje është me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët, sepse nëpër shtëpitë e tyre do të ketë presion më të lartë të ujit. Pas provave teknike që do të zgjasin dy deri më tre ditë, ekipet tona të punës do të bëjnë edhe asfaltimin e plotë të kësaj rruge.

Rregullimi i infrastrukturës nëntokësore do të vazhdojë me një dinamikë të punës edhe në më shumë rrugë të tjera në territorin e Komunës së Çairit.

Дата: 6/7/2021