Shërbimet e Komunës sonë tanimë disa ditë po realizojnë shenjëzimin e
hapësirave për këmbësorë, të njohura si “vijat e bardha”, në më tepër
rrugë, e në veçanti para objekteve edukativo-arsimore, shkollave
fillore dhe kopshteve për fëmijë.
Ja edhe rrugët ku kemi bërë dhe po bëhet shenjëzimi i vendkalimeve:
Rr.”Metodija Mitevski”
Rr.”Kosta Abrasheviq”
Rr.”Serava”
Rr. ”Dobri Daskallov”
Rr. “Arhiepiskop Dositej”
Rr. “Strumiçka”
Aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim dhe ka për qëllim që të
mundësojë lëvizje më të sigurt të qytetarëve dhe fëmijëve tanë.
Lajme nga komuna e Çairit
|