Fondacioni Global Shqiptar fushatë në ndihmë
të fëmijëve e të rinjve.
Në muajin qershor Fondacioni Global Shqiptar
me qendër në Boston të SHBA-së pritet të nisë
fushatën me titull "Të ndërtojmë të ardhmen",
një iniciatëve që synon të mbështesë fëmijët
e të rinjtë në Shqipëri.
Fondacioni u krijua në vitin 2019 si një
organizatë jofitimprurëse, me synimin për të
inkurajuar filantropinë.
Gjithashtu ky fondacion ka për qëllim edhe
financimin e organizatave jofitimprurëse në
Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, Mal të Zi
dhe Preshevë.
|