Të nderuar! Në pajtim me kompetencat për ndihmën në zhvillimin kulturor të mërgimtarëve, nëpërmjet përfshirjes në Programin e mbrëmjeve strugane të poezisë, ku për çdo vit Agjencioni për Emigracion e ndan çmimin “Stojan Hristov” për poetët mërgimtarë. Për këtë arsye, Ju lutemi që t'i njoftoni anëtarët e organizatave tuaj të cilët merren me shkrimin e veprave letrare dhe të cilët kanë të botuar libër, përmbledhje poezish, të paraqiten në Agjencinë për Emigracion. Llibrat me të cilët do të konkuroni do të vlerësohen nga ana e jurisë profesionale pranë Mrëmbjeve strugane të poezisë, ndërsa çmimin për poetët mërgimtarë nga Maqedonia e Veriut do të ndan Agjencioni për Emigracion. Në pajtim me Vendimin e jurisë çmimin “Stojan Hristov” ndahet për librat e publikuara në mes dy edicioneve të Mbërmjeve strugane të poezisë. Poetët e interesuar, veprat e tyre duhet t’i dërgojnë në Agjencinë për Emigracion deri më 1 korrik 2021. Librat mund t'i dërgoni në formë elektronike në e-mail: info@minisel.gov.mk, ndërsa veprat e botuara duhet të dorëzohen në adresën: Agjencia për Emigracion, Rr. Makedonija nr. 19 Shkup Ju faleminderit për bashkëpunim. Drejtor, Sllobodan Blliznakovski
|