ANCHORAGE – ALASKA : Diaspora shqiptare, e shpërndarë në të katër anët e botës, për më shumë se 130 vjet, ka pasur një qendër të rëndësishme dhe mjaft të kërkuar, emigracionin në Amerikë. Ku përjashtim nuk duket se bënë dhe me Artikun – Alaskën, pika më fundore e botës, ku sot dhe qytetet e fundit të Amerikës, kufi me Siberinë – Rusinë, vendbanimet e Alaskës, kanë nga 5 deri në 50 familje shqiptare. Familje, këto të cilat i gjenë të jetojnë në grupe të vogla – mbledhur në kryeqytetin e Alaskës, Janau, por ka edhe disa familje në gjithë Alaskën, deri në qytetet më të largta ku shkohet vetëm me aeroplan, qytete të vogla në kufi-ndarjen e Amerikës dhe me Rusin-Siberinë.
Në ato qytete si tregojnë shqiptarët e Alaskës, janë 5 deri në 50 familje shqiptare, që punojnë në administratë, nxjerrjen e naftës, minierat e arit, peshkim, hekurudhat, polici, pilotë, dhe taksist.
Ata janë vendosur dekadat e fundit me grupe të vogla deri në qytetet ku nuk ka më tokë amerikane , qytetet e fundit të kontinetit Amerika e Veriut, si : Nome, Gembell, Bethel, Barrow, Fairbanks.
Ndërkohë, “kryeqendra” e shqiptarëve të Alaskës – është bërë qyteti më i madhë në vend, qyteti me 300 mijë banorë, Anchorage, i cili jo zyrtarisht, mësuam gjatë kësaj vizite se ka rreth 1200 – 1300 shqiptar.
Ata janë një grup i madh shqiptarësh, që ende nuk janë të organizuar si komunitet, dhe çdo gjë ia lënë organizimeve spontane të festave tona kombëtare, apo eventeve fetare e familjare.
Këta shqiptar të pa organizuar për sa i përket jetës komunitare jetojnë në qytetin më të madh të Alaskës – Anchorage, aty ku duket se ata kanë gjetur “Amerikën” dhe po jetojnë atë që quhet këtu “Alaska Dream- Ëndrra e Alaskës” .
Por, që ju mungon jashtëzakonisht Shqipëria, dhe vend-lindja e tyre, nga që edhe dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, ose liderit tanë nga vendlindja e tyre, as që e “dinë” dhe as që ju bie “ndermend” se ka Shqiptar edhe në Alaska.
Një shqiptar nga Anchorage, tha se ka afro 30 vjet në Alaska, dhe nuk mban mend t’i ketë vizituar ndonjëher , ndonjë politikan ose qeveritar nga dy shtetet tona, zyrtarisht, “as që bëhet fjalë” tha ai, duke permendur me emra vetëm disa gazetar nga New York, (gazeta Illyria dhe Televizioni Cultura Shqiptare) si dhe RTSH, para tre vjetve.
Megjithatë, ata thonë se jetojnë mirë, dhe kështu u shfaqen para kamerës tonë mjaft të kënaqur, mbasi siç thonë këta shqiptar, që jetojnë prej vitesh kanë siguruar të ardhura, të mira dhe bëjnë një jetë të rehatshme, megjithse kaq shumë larg vendlindjes së tyre. Ajo që më emocionoi , dhe tregonte se edhe në Alaska, ka shqiptar, më ra në sy gjatë vizitës tre-javore, qysh në ditën e parë , kontaktin e parë timin me mjedisin në qytetin Anchorage, teksa veshtroja përpara një hoteli, ku u vendosa, “statujën” e Ariut të Bardhë të Alaskës.
Skulptura e një Ariu polar, “dekorohej” me shënimin e përshëndetjeve të mirë se ardhjes, e cila ishte e përkthyer në më shumë se 50 gjuhëve të botës , përfshirë edhe gjuhën shqipe me përshëndetjen «Mirë se vjen» në këmbën e djathtë të skulturës, së Ariut.
Në faqen e tyre në internet ata kanë edhe Shoqatën Shqiptaro-Amerikane të Alaskës, “Golden Eagle”.
Ku thonë se misioni i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Alaskës është të frymëzojë dhe fuqizojë të rinjtë shqiptarë të ndjekin potencialin e tyre dhe të arrijnë sukses përmes vlerave kulturore shqiptare. Përpjekjet tona janë përqendruar në fushat e kulturës, bamirësisë, gatishmërisë arsimore dhe zhvillimit të udhëheqjes.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane është një nga organizatat më të reja në Alaska, duke ndihmuar familjet shqiptaro-amerikane që të bëhen kontribues produktivë në shoqëri.
Me vizionin dhe udhëheqjen tonë, mbështetjen e themeluesve, vullnetarëve tanë dhe kontribuesve tanë financiarë, Shoqata Shqiptaro-Amerikane dëshiron të krijojë një vetëdije kulturore dhe të ruajë trashëgiminë tonë. Ne jemi duke zhvilluar një fillim të një historie të gjatë të arritjeve të mahnitshme në Alaska dhe ne po ndërtojmë atë trashëgimi.
Në Shoqatën Shqiptaro-Amerikane, ne po përpiqemi të ndihmojmë secilin shqiptar duke punuar së bashku për të arritur potencialin e tyre të plotë dhe qëllimet e jetës së tij të suksesit, shkruan në Facebook Shoqata Shqiptaro-Amerikane të Alaskës – Golden Eagel.
Vizita nisi me dy ndër shqiptarët e “parë”, që kan shkuar në Alaskë, me Ilir Halilin nga Gostivari, i cili është vendosur aty në vitin 1975, dhe Nijazi Musliu nga Kosova, i cili është vendosur aty në vitin 1978.
Halili, tregon se shkak për emigrimin e tij në Alaskë, është bërë kushëriri i tij.
“Kisha një kushëririn tim i cili kishte ardhur 3 muaj para meje, pasi bisedova dhe më tha që nuk ishte e vështirë të gjeje punë dhe vendosa të shkoj”:
A gjetët shqiptar kur erdhët këtu?
Ilir Halili -Ishin 7 shqiptar në atë kohë.
Kur kishin ardhur ata dhe nga ishin?
Ishin nga Struga, Kërçova edhe kushëriri im nga Gostivari.
Më çfarë merreshin?
Në atë kohë disa punon me taksi disa në restorante.
Po ti me çfarë pune je marrë fillimisht ?
Si të gjithë të tjerët kam bërë të gjitha punët. Kam larë pjata, kam punuar si kamarier më pas kam filluar punë si taksist për një periudhë të gjatë.
Cila punë ka qenë më e mira për ty?
Të gjitha punëve mund të jua shikosh hajrin nëse i ruan paratë. Taksist kam punuar për rreth 30 vite.
Si ka qenë integrimi i shqiptarëve në jetën e Alaskës?
Nuk kemi shumë shqiptarë që kanë punuar në punë shteti, gjithmonë kanë punuar privat. Ka që kanë punuar në kompanitë e naftës.
Nga cila krahinë ka më shumë shqiptar këtu në Alaskë?
Kërçova, është ajo që ka më shumë.
Gjuhën si keni arritur ta ruani?
Ilir Halili: Gjithmonë, u kemi folur shqip në shtëpi.
“Erdha, hë sot, hë nesër! Dhe, kam 45 vjet në Alaska!”, thotë Nijazi Musliu
Nijaziu, ose si i thërrasin këtu Jessy(Xhesi), është Shqiptari, që ka shoqëruar pothuajse çdo gazetar dhe visitor të interesuar për të ditur për shqiptarët e Alaskës , dhe ai që më shoqërojë edhe mua megjithse koha ishte e papërshtatshme nga masat e marra nga kooronavirusi Covid-19, për të lëvizur shumë.
Ish gazetari i gazetës Rilindja në Prishtinë, dhe RTP, Nijazi Musliu, nisi të tregojë se kur erdha në Aalska, erdha si çdo i ri, i asaj kohe, më shumë për aventur nga librat që kisha lexuar për Alaskën,(James A.Michener, Jack London,dhe Mark Tawin), par,: “Erdha “ me flokë të gjata dhe mendje të shkurtër’’- duke menduar hë se po iki sot dhe hë se po iki nesër, por ikën 45 vjet edhe unë jamë përsëri në Alaska – në Achorage”.
Ai tregon se ka përcjellur për afro gjysmë shekulli imazhin e shqiptarëve të Alaskës përmes intervistave dhe tregimin e historive të këtyre shqiptarve.
Ndërkohë në intervistën tonë, Jessy – (Xhesi), tha se së bashku me familjen jeton në Anchorage, dhe ka një biznes të suksesshëm, shitjen e makinave të reja dhe të përdorura, si dhe riparimin e tyre.
Kur erdhi në Amerikë,më 1978, mendoi se do të kthehej shpejt, shprehet ai.
“Pata ardhur për studime, por me atë shprehejn tone si shqiptar, sot e me nesër, “po rri dhe pak”, “ja të kalojë dhe kjo Verë”, “ja dhe ky Dimër”, kaluan vite dhe unë mbeta në Anchorage. Ku krijova edhe familjen.
Fëmijët, e mi flasin bukur shqip, dhe dinë shumë për Kosovën, dhe Shqipërinë. Verës, tha ai i dërgoi përherë në Kosovë, për t’i lidhur edhe më shumë me familjen dhe shqiptarët.
Njaziut, që njihej tek të gjithë shqiptarët, mjafton një telefonat e tij, dhe çdo shqiptar ishte aty ku thërriste ai. Mbasi, për shumë vjet, ai është organizatori ose ai që i bëri bashkë shqiptarët në Alaskë, në çdo festë kombëtare: “Me perjashtim të dy-tre viteve të fundit, që nuk kemi festuar si komunitet( arsyet nuk do t’i shpjegojë, se përse?!” çdo vjet kemi festuar 28 Nëntorin”, tha ai ndërsa shtoi :“ Bile, arritëm deri aty sa në një fest u bëmë rreth 500, shqiptar, bashkë dhe kishim mysafirë edhe kongresist, dhe zyrtar të lart local, ndersa per here te pare dhe Televizioni qendror i Anchorage, e mbulojë festën tonë,”.
|