Me 4 Prill, në një darkë pune të organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island, u prit delegacioni i Komunës Dibër i udhëhequr nga kryetari z. Hekuran Duka.
Kryetari i SHAD-it z. Dash Miftari u dëshiroi mirëseardhje vëllazerore delegacionit nga Dibra duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe takime të suksesshme. Qëllimi i këtij takimi ishte konkretizimi i caktimit të ditës së mbajtjes të takimit kryesot me komunitetin dibran në Amerikë dhe përpilimi i agjendës së përbashkët të aktiviteteve kulturoro-sportive të cilat do të zhvillohen sivjet në Diber.
Poashtu gjatë këtij takimi kryetari i komunës Dibër i falënderoi për mikpritjen dhe angazhimin e SHAD-it në realizimin e kesaj vizite të delegacionit të komunës Dibër në Amerikë.
Në fund u ra dakord që gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Amerikë të konkretizohen të gjitha propozimet dhe caktohet agjenda e aktiviteteve përfundimtare
|