Кошничка

Имате 1 информации во вашата кошничка за печатење


 Chicago Stone LLC kremton 5 vjetorin e themelimit me plotë suksese në veprimtari. Chicago Stone LLC brenda kohës zgjeroi kapacitetet prodhuese, shtoi numrin e punëtorëve dhe u zgjerua në treg në gjithë Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

Është kjo kompani amerikane për prodhimin e blloqeve dekorative për oborrin tuaj që drejtohet nga biznismeni i shquar shqiptar që vepron në Amerikë, Jetmir Iseni.

“Jemi kompania e parë në rajon në prodhimin e blloqeve në forma, tekstura dhe ngjyra të ndryshme. Ua sjellim përvojën e suksesshme shumëvjeçare të fituar në SHBA. Kemi në dispozicion makinat dhe ekspertizën amerikane në këtë fushë. Chicago Stone LLC u mundëson, që oborrin tuaj ta dekoroni sipas shumë modeleve dhe dizajneve të gatshme për rregullimin e oborrit tuaj, por gjithashtu kemi për ju edhe ekipin e dizajnit, që mund të përgadisin dizajne speciale sipas mundësive dhe shijeve tuaja.Mund të na vizitoni në çdo kohë në hyrje të fshatit Raven, Gostivar, ku mund të shikoni shumë modele dhe dizajne të gatshme të përgaditura dhe do të bindeni për cilësinë e punës tonë”, shprehet ai në 5 vjetorin e themelimit të kompanisë në Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi Chicago Stone LLC ka prezantuar produktin më të ri nga Chicago Stone LLC, tulla amerikane dekorative me ngjyrë mikse.

Përparësia e tullavepër ndërtimin e shtëpizave është fakti se objekti nuk ka nevoj për meremetim dhe fasadim, si edhe efekti i jashtëzakonshëm estetik, që e japin tullat amerikane.

Në sondazhin e krijuar nga Gostivari Sot prej datës 25 deri 31 Dhjetor, për të zgjedhur kompaninë private për niansa inovative brenda vitit 2020, në krye të listës me gjithsej 13.857 votues u rendit kompania prodhuese “Chicago Stone LLC”, e cila merret me prodhimin e bllokave dekorative amerikane.

Chicago Stone LLC është kompania e parë në rajon në prodhimin e blloqeve në forma, tekstura dhe ngjyra të ndryshme, dhe ua sjell përvojën e suksesshme shumëvjeçare të fituar në ShBA./ Gostivarisot

Дата: 4/23/2021