Jo. Në pajtim me vendimin e BE-së për liberalizimin e regjimit të vizave me Republikën e Maqedonisë së Veriut të miratuar më 19 dhjetor 2009, shtetasve maqedonas u mundësohet hyrje pa viza dhe qëndrim afatshkurtër deri 90 ditë, në periudhë kohore deri 180 ditë, në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Britanisë së Madhe dhe Republikës së Irlandës. Vendimin e zbatojnë edhe shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit: Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.
Kujtojmë se për hyrje në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës është e nevojshme të sigurohet vizë përkatëse para udhëtimit.
Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, përgjegjësia është e juaja të përllogaritni numrin e mbetur të ditëve nga periudha gjashtëmujore. Kështu, mund të realizoni më shumë udhëtime të shkurtra, me kusht se kohëzgjatja e të gjitha udhëtimeve të mos jetë më e gjatë se gjithsej 90 ditë në periudhë kohore prej 180 ditë.
Për qëndrim më të gjatë se 90 ditë, është e nevojshme shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të aplikojnë për vizë afatgjate ose për leje qëndrim.
|