Кошничка

Имате 1 информации во вашата кошничка за печатење


Pas lindjes, fëmija Juaj fiton shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse njëri nga Ju prindërit është shtetas i vendit.

Përkatësisht, fëmija Juaj fiton shtetësi me origjinë të Republikës të Maqedonisë së Veriut kur do të plotësohen kushtet në vijim:

Në rast se të dy jeni shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fëmija juaj fiton shtetësi, pavarësisht ku ka lindur.
Nëse njëri prej jush është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nëse fëmija juaj është lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, atëherë partneri Juaj i martesës duhet të pajtohet me atë që fëmija juaj të fiton shtetësinë e vendit.

Nëse fëmija juaj është lindur jashtë vendit, ndërsa vetëm njëri prej jush është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, atëherë fëmija juaj do të fitojë shtetësi nëse:

Parashtroni kërkesë për regjistrim të fëmijës suaj në regjistrin e shtetasve, para se t’i mbush 18 vjet; ose
Fëmija juaj kthehet të jetojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me Ju, para se t’i mbush 18 vjet; ose
Fëmija juaj me 18 vjet të mbushura deri në moshën 23 vjet parashtron kërkesë për regjistrim në regjistrin e shtetasve
Shënoni se, nëse prindi tjetër është i panjohur ose me shtetësi të panjohur, Fëmija Juaj do të fitojë shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me origjinë, pavarësisht ku ka lindur! 

Дата: 4/19/2021