Sot kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micesvski, ka realizuar takim pune me drejtorin e Agjencisë së Emigrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllobodan Blliznakovski.
Në këtë takim është biseduar për iniciativat dhe mundësitë e bashkëpunimit të Agjencisë dhe komunave, shkëmbimin e informacioneve, si dhe për përvojat lokale në bashkëpunim me organizatat e mërgimtarëve tanë. Me këtë rast, kryetari Micevski informoi për iniciativat e ndryshme kulturore që Komuna e Kriva Pallankës ka planifikuar dhe realizuar, por për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe përhapjes së pandemisë me Kovid 19, disa prej tyre kanë mbetur të parealizuara.
Në kuadër të këtij takimi u bisedua për rritjen e bashkëpunimit me mërgimtarët, në veçanti në promovimin e potencialit lokal për investime në pjesën e zhvillimit të turizmit dhe përfitimet ekonomike të kësaj dege, si dhe në pjesën e bujqësisë dhe lehtësimet që ka ky rajon në drejtim të prodhimit dhe plasimit të prodhimeve të gatshme.
Drejtori Blliznakovski, theksoi se Agjencia e Emigrimit ka marrë iniciativë për bashkëpunim më të afërt me të gjitha komunat, për arsye të formimit të një rrjeti sistemor për mbledhjen e informacioneve për kapaciatet ekonomike lokale si dhe promovimin dhe prezantimin e tyre para organizatave të mërgitmarëve në botë.
|