Кошничка

Имате 1 информации во вашата кошничка за печатење


 Në zyrat e Agjencisë së Emigrimit, drejtori Sllobodan Bliznakovski, realizoi takim me drejtorin e kompanisë Total TV, z. Nikolla Tasev. Në shenjë falënderimi për donacionin e dhuruar të librave për fëmijë dhe matrialeve për nevojat e gjeneratës më të re të mërgimtarëve tanë në diasporë, drejtori Blliznakovski i ndau mirënjohje z. Nikolla Tasev. Agjencia e Emigrimit donacionin me librat dhe matrialet për fëmijë dhe do t'i dërgoj te mërgimtarët më të rrinj, për t'i ndihmuar në procesin e mësimit të gjuhës maqedonase. Total TV deri më tani shumë herë ka dëshmuar si kompani me përgjegjësi shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo kompani me punë në tregun maqedonas ka filluar në tetor të vitit 2009, ndërsa përmes platformës së tij është si ofruesi më i rëndësishëm i telivizionit digjital dhe satelitor në rajon dhe Evropë.

Дата: 3/4/2021