TAKIMI I KRYETARIT PEKEVSKI ME DREJTORIN E AGJENCISË PËR EMIGRACION
Kryetari i komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, sot në kabinetin e tij, ka realizuar takim me Drejtorin e Agjencisë së Emigracionit, Sllobodan Blliznakovski dhe udhëheqësen e Sektorit të mirëmbajtjes dhe avancimit të marrëdhënieve me mërgatën dhe zhvillimit kulturor të mërgimtarëve, Billjana Kostova.
Në takim është biseduar për iniciativat dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Agjencisë së Emigracionit dhe Komunës së Berovës, në drejtim të integrimit të mërgimtarëve në jetën publike, ekonomike dhe kulturore, shkëmbimin e informacioneve, si dhe mundësitë për investime.
Kryetari Pekevski e informoi për iniciativat e ndryshme që realizon komuna në aspektin kulturor, sherbimet në mbrojtje sociale, si dhe mundësitë për zhvillime dhe investime, në veçanti në pjesën e turizmit.
Drejtori Blliznakovski u drejtua për iniciativën e bashkëpunimit sistematik me komunat, nëpërmjet shpërndarjes së informacioneve dhe prezantimit të tyre para individëve dhe organizatave të mërgimtarëve në botë, me qëllim që mërgimtarët tanë të jenë të infromuar ngjarjet dhe secili prej tyre të kenë mundësi që të gjejnë infomacionet e nevojshme.
Në kuadër takimit, theks i posaçëm është vendosur për nevojën e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit me mërgimtarët.
|